ShowBizzz

Drenusha Latifi dhe Atilla Kardesh kishin bërë marrëveshje për hyrjen në Big Brother

“Big Brother Vip Kosova” është një prej reality-show më të ndjekur në vend, i transmetuar në Klan Kosova. Zhvillime nga nata e së hënës aty, kanë shkaktuar shumë reagime.

Një prej banoreve, është Denusha Latifi, ish-missi kosovar. Latifi, së fundi bëri bujë nëpër media ku denoncoi publikisht dhunën fizike nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh.

Ky i fundit ndërkaq, u bë banor i ri pikërisht në “Big Brother Vip Kosova”. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë reagimë në opinionin publik.

Ndërkohë burimet kanë bërë me dije se Latifi ka qenë në dijeni për hyrjen e Kardesh. Sipas të njëjtave burime, ish-çifti kanë bërë marrëveshje që të jenë pjesë e këtij spektakli mjaft të ndjekur në vend.

Pas natës së kaluar, organizata të ndryshme kanë bërë aktivitete para objektit të Klan Kosova, në shenjë proteste për promovimin e dhunës nga ky person.

Në anën tjetër, juristja e medias, Flutura Kusari, të martën ka dorëzuar ankesë në Komisionin e Pavarur për Media kundër këtij reality-shoë dhe mediumit Klan Kosova.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.” – ka thënë ajo.