Lajme

Trumpi po prin, por Harrisi ngushton diferencën

Është duke vazhduar numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Sipas rezultateve të publikuara nga AP-ja, kandidatja demokrate, Kamala Harris ka 71 vota, ndërkaq kandidati republikan, Donald Trump 101.

Kandidatja demokrate Kamala Harris është projektuar ta fitojë Illinoisin, i cili ka 19 vota elektorale.

Ndërkaq, Trumpi pritet ta fitojë edhe Karolinën e Jugut e Arkansasin.

Harrisi pritet të fitojë në New Jersey, Rhone Island, Conneticut e Delaware.

Para pak minutave u mbyllën qendrat e votimit edhe në 16 shtete, përfshirë Pensilvaninë, Miçiganin, Uiskonsinin dhe më herët Xhorxhian.

Këto katër shtete, bashkë me Karolinën e Veriut, Arizonën dhe Nevadën, njihen si shtete të papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë./teve1.info/