Lajme

Protesta e të moshuarve/ Kërkojnë rritje të pensioneve për të jetuar me dinjitet

Kjo e mërkurë shënoi protestën e tretë të pensionistëve brenda muajit. Të mbledhur pranë Kryeministrisë nga Lëvizja Bashkë, ata kërkojnë pensione dinjitoze për të përballuar jetesën.

Ata thonë se shpenzimet e muajit ua mbulojnë fëmijët ose të afërmit.

Pensionistët thanë se do të vijojnë të protestojnë deri sa qeveria të reagojë ndaj kërkesave të tyre, duke paralajmëruar edhe ndëshkim me votë.