Programi “Big Brother Vip Kosova” ka qenë kryetemë e ditëve të fundit, por aspak për mirë.
Pas hyrjes së ish bashkëshortit dhunues të Drenusha Latifit, që bëri publikun të reagojë ashpër kundrejt produksionit, tashmë një tjetër video po merr vëmendjen.
Pasi janë fikur kamerat, Besforti dëgjohet të kërcënojë Rezartin tek i thotë që mos ta ngacmojë e as mos ta imitojë, pasi është me probleme mendore dhe do bëjë “ndonjë të pabërë”.
“Mos u merr me mua, mos më gjuaj me llafe. Unë jam një djalosh që kam telashe. Kam telashe edhe psiqike edhe mendore. Mos e sill punën të dal prej vetes se për të madhin Zot edhe në lajme më nxjerrin. Mos fol për mua, mos më imito, mos u tall me mua se bëj diçka që s’bëhet, edhe në lajme me nxjerrin!”– dëgjohet t’i thotë Besforti ndër të tjera Rezartit.
Diçka e tillë nuk është dëgjuar më parë në një format të tillë, ama produksioni i BBVK duhet të marrë menjëherë masa!
lokimagazine