
Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar sonte një aksion në një fshat të Prishtinës, ku me që rast janë gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë drogë, të llojit marihuanë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajon e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se me këtë rast është arrestuar një person.
“Ky rast i prin hetimeve që janë bërë që disa ditë për të kapur shitësin e kësaj drogë. Ai është kapur në një fshat të Prishtinës, ku droga ishte e fshehur në një kavanoz”, ka deklaruar ai.
Lajmi në përditësim….