Lajme

“Evropa po ndryshon”, Shala: Pas Gjermanisë a do të shkojë edhe Franca në zgjedhje të parakohshme?

Siç duket me ardhjen e Donald Trump në pushtet në Amerikë, ka nisur të ndryshojë mbase edhe politika në Evropë.

Në Gjermani, mbrëmë u prish koalicioni qeverisës tre partiak.

Kjo pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave Christian Lindner për mosmarrëveshjet e vazhdueshme mbi reformat ekonomike, raportoi Politico me seli në Bruksel.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se me këtë veprime po nis ndryshimi i politikës në Evropë.

Shala pyet, po Franca a do të shkojë në zgjedhje të parakohshme?

Postimi në Facebook:

Gjermania në zgjedhjet e parakohshme!?

Europa po ndryshon!

Po Franca a do të shkojë në zgjedhje parakoshme Presidenciale 2025?