ShowBizzz

Melania Trump më parë e krahasoi Shtëpinë e Bardhë me burg dhe tani po kthehet për katër vjetët e ardhshme

Donald Trump lavdëroi gruan e tij Melania Trump gjatë fjalimit të tij të fitores pas zgjedhjeve presidenciale. Ai ka paralajmëruar një “periudhë të artë të Amerikës” në të cilën pranë tij pritet të jetë edhe gruaja e tij.

Melania më parë i shmangej daljeve publike teksa bashkëshorti i saj po kalonte shumë skandale. Sipas Daily Mail, Melania mund ta ketë të vështirë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, sepse më parë e krahasoi atë me një burg të Venezuelës.

Në tetor 2017, Melania u takua me gruan e politikanit venezuelian Leopod Lopez, Lilian Tintori, së cilës i tha se ndjehej sikur ishte në burg në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo e krahasoi Shtëpinë e Bardhë me burgun Ramo Verde. Thuhet se Melania e urrente jetën në Shtëpinë e Bardhë, por ajo i mohoi këto pretendime.

Melania ka një shtëpi në New York dhe Mar-a-Lago në Palm Beach, por sipas aktiviteteve të Trump në periudhën e ardhshme, ajo do të kalojë pjesën më të madhe të kohës në Shtëpinë e Bardhë. Kujtojmë se në periudhën e kaluar ajo ishte e pranishme gjatë fjalimeve të Trumpit në tubime publike, ku shfaqej me veshje unike dhe elegante.

Gjatë fjalimit të Donald Trump para mbështetësve të tij në West Palm Beach këtë mëngjes, ajo veshi një set elegant gri Dior, i cili është një nga markat e saj të preferuara luksoze.