Lajme

Beqa: PDK del partia e parë në zgjedhje, VV i merr 30%

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se partia e tij do të dal e para në zgjedhje e 9 shkurtit.

Beqa tha se bazuar në sondazhet që janë duke i bërë në teren, Lëvizja Vetëvendosje i merr vetëm 30 për qind.

“Sondazhet e VV-së, e qesin atë më pak se 35 për qind, e tonat e qesin më pak se 30 për qind. Neve na qesin parti të parë…Këto janë matje tonat që i bëjmë në terën. Ne do t’i publikojmë kur të jetë momenti dhe do t’i publikojmë në vazhdimësi”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Beqa tha se është i bindur se LVV nuk do të arrijë kuotën e zgjedhjeve lokale që i ka pasur.

“Unë mendoj dhe jam i bindur se LVV ka problem me mbërri kuotën e rezultateve të zgjedhjeve lokale që i ka pasur, për zgjedhjet qendrore nuk bëhet fjalë, e din edhe ata. E dinë se çfarë kanë bërë, nuk kanë çfarë t’i thonë qytetarëve, cilin sukses e kanë pas…”, ka thënë Beqa.