ShowBizzz

Billie Eilish, ndaloi koncertin në mbështetje të Kamala-s: Ka një luftë kundër grave

“Është luftë ndaj grave”. Këtë e ka bërë të ditur Billie Eilish, një nga këngëtaret më të njohura të brezit të ri, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Billie ishte një nga të famshmet amerikane që mori pjesë në fushatën e Kamala Harris, madje një herë e ndërpreu koncertin e saj për të theksuar para audiencës rëndësinë e votimit, transmeton Indeksonline.

“Kohët janë të frikshme dhe ka shumë në rrezik. Unë e di që nëse jeni këtu, nëse më mbështetni mua, ju mbështetni gratë. Dhe shpresoj se do të votoni për Kamala Harris-in”, tha Billie, 22 vjeç, vetëm dy ditë më parë. Megjithatë, nuk mjaftoi.

Shumë të famshëm iu bashkuan fushatës zgjedhore të Kamala Harris-it. Mes tyre ishin Cardi B, Oprah Winfrey, reperi Eminem, këngëtarja Taylor Swift me të dashurin e saj, lojtari i futbollit amerikan Travis Kelce, mbretëresha e popit Madonna dhe aktorët Leonardo DiCaprio, Anne Hathaway dhe Julia Roberts./Indeksonline/

“Kohët janë të frikshme dhe ka shumë në rrezik. Unë e di që nëse jeni këtu, nëse më mbështetni mua, ju mbështetni gratë. Dhe shpresoj se do të votoni për Kamala Harris,” tha Billie, 22 vjeç, vetëm dy ditë më parë. zgjedhjet në SHBA. Megjithatë, nuk mjaftoi.



ks