Një situatë jo e këndshme ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Njëri nga banorët, Besforti në një moment tensioni është dëgjuar të kërcënojnë një nga konkurentet, Rezartin, duke i thënë mos ta ngacmojë se ai ka probleme mendore dhe mund të diçka të pabërë.
“Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sjell punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos e imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet!”, dëgjohet të thotë Besforti në bisedën me Rezartin.