LifeStyle

Mes vitit intensiv dhe divorcit me Ben Afflek/ Jennifer Lopez shfaqet në Londër me fustan të shkurtër dhe pallto pelushi

Jennifer Lopez ka pranuar se ka pasur e vazhdon të ketë një vit intensiv, pas paraqitjes së kërkesës për divorc me Ben Afflek.

Këngëtarja amerikano-latine ka shkëlqyer me daljen e saj, teksa është shfaqur në Londër me një fustan elegant tejet të shkurtër dhe një pallto pelushi.

Diva 55-vjeçare e popit është e zënë me promovimin e filmit të saj të ri sportiv “Unstoppable” në Britaninë e Madhe, teksa afrohet divorci i saj nga Ben Afflek. 

Si rezultat, ajo mezi pret mundësinë të ‘ngadalësojë’ dhe të kalojë kohë cilësore me familjen e saj, duke përfshirë binjakët 16-vjeçarë Max dhe Emme – të cilët i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony – gjatë sezonit të festave.

“Pushimet janë një kohë kaq e veçantë për ne dhe ato kanë qenë gjithmonë që kur isha e vogël. Dhe me të vërtetë pres me padurim ato momente kur mund të jem me motrat e mia dhe thjesht të pushoj, të argëtohem dhe të krijoj kujtime të reja.

“Nuk kemi mundësi ta shohim njëri-tjetrin gjatë gjithë vitit, kështu që ne i kuptojmë se çfarë po bëjnë të gjithë dhe si është jeta. Është vetëm një kohë e bukur. Me pelqen shume’.

Unstoppable, me regji nga William Goldenberg përmban një kastë duke përfshirë Jennifer së bashku me Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.

Traileri i parë për Unstoppable u shpërnda të mërkurën, ku  Jennifer shihej si nëna e vështirë e një atleti, Judy Robles, që nuk do të lejojë që hendiketi i tij i lindjes me njërën këmbë të pengojë karrierën e tij./ Daily Mail.