Kuriozitete

Flija gjigante që synon Rekordin Guinness gatuhet me saç në Has të Kosovës

Fli unike sa i përket madhësisë u gatuan në një tepsi me diametër dy metra në Kosovë.

Kjo është hera e parë që flija përgatitet në këtë madhësi. Pjekur në saç, gatimi me petë të holla i njohur si fli mbetet një ndër karakteristikat më të veçanta të “Darkës së Lamës”. Kjo festë organizohet nga banorët e fshatit Gjonaj në Has të Prizrenit. Gatuesit e flisë janë burrat e fshatit e jo gratë.

Qysh para një viti, saçi dhe tepsia ku u gatua flija janë punuar me mjeshtëri nga Ramadan Totaj e Zekë Osmanollaj enkas për festën. Për ta gatuar këtë fli u deshën rreth 4 orë ndërkohë.

Për shkak të madhësisë së saj ekspertët po shikojnë mundësinë për të aplikuar për Librin Guinness. Flija u nda për të pranishmit në festën e fundjavës së kaluar, që simbolizon bereqetin hasjan.

Gazetare: Besjana Gërmizi

/ rtsh.al /