Lajme

E rëndë/ Tentoi të vetëvr*tet në autostradën Tiranë-Durrës, 60-vjeçari transportohet në spital

Një 60 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës me mjet prerës. Sipas policisë, Bardhyl Hysenaj është vetëdëmtuar me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 10:45, në autostradën Tiranë-Durrës.

Ai është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që e kanë çuar 60 vjeçarin drejt këtij akti.