Aktori i njohur Romeo Veshaj, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale rrallë herë publikon foto me familjarët. Së fundmi ai ka befasuar ndjekësit teksa ka ndarë një foto krah gjyshes dhe gjyshit të tij. Romeo shihet në mesin e tyre teksa i përqafon dhe duket shumë i lumtur. Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, aktori shpesh përmendte raportin e veçantë që kishte me gjyshërit.
Në një nga netët e spektaklit ai u surprizua nga “Vëllai i madh” teksa ky i fundit i mundësoi takimin me ta.
Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Haidi Baçi, një romacë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.
Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.
Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.