Lajme

Pyjet e Lybeniqit kaplohen nga zjarret, Musliu-Shoshi bën thirrje për shuarjen e tyre

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje ndaj institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet e Lybeniqit të Pejës.

Ajo ka thënë se situata është shqetësuese dhe banorët janë duke u përpjekur ta ndalin zjarrin me mjete të thjeshta.

“Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lybeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.

Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej!Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka shkruar ajo.