1
Lidhja Demokratike e Kosovës, do e çojë sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë bashkë me ndryshim plotësimet e saj.
Dorëzimi i tij në Kushtetuese, do bëhet sot në ora 15.oo, nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, transmeton klankosova.tv.
”Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr.”Perandori Justinian”, nr. 44 Prishtinë”.