Lajme

Berisha thirrje të fortë FBI-së: Heto udhëtimet misterioze të Alex Soros në Shqipëri, çdo 2-3 javë…

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte në një emision televiziv ku i bërri thirrje FBI-më që te hetojë udhëtimet e Alex Soros në Shqipëri.

Sipas tij Soros vjen në udhëtime misterioze çdo 2-3 javë në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi, jo atdheu i dytë, por atdheu një e gjysmë. Ai vjen në këtë vend të paktën çdo dy apo tre javë në udhëtime misterioze. unë kam ftuar dhe ftoj FBI-në ta hetojë. cilat janë arsyet që ai vjen çdo 2-3 javë në Shqipëri?

Kjo dallgë me inspiracion ekstrem të majtë e sponsorizuar nga Xhorxh Sorros këtu gjeti një shtrat të ngrohtë, strehën e vetë. Mos harroni një gjë, nuk ka asnjë reagim ndaj aktit më brutal që kemi parë ndonjëherë, se arrestimi, tërheqja zvarrë dhe goditjes së Ilir Metës”,-tha Berisha.