Lajme

Shkarkimi i ministrave në Gjermani, Hajdari: Hera e parë që ndodh një gjë e tillë në formë të prerë

Vjollca Hajdari, opinioniste në Gjermani sonte përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova folur në lidhje me shkarkimin e tre ministrave nga kanceri Olaf Scholz

Ajo është shprehur se është hera e parë që një lloj shkarkimi i tillë, siç u shpreh, në formë publike dhe të prerë ndodh në Gjermani.

“Është një ngjarje shumë e rrallë, në fakt që kancelari të dalë dhe të flas me një gjuhë aq të ashpër siç foli mbrëmë dhe të flas me fjalë shumë personalizuese, ta godasi pothuajse personalisht Ministrin e Financave, është shumë e pazakontë”.

“Është hera e parë që një lloj shkarkimi i tillë, në formë publike dhe në formë të prerë ka ndodhur tani në Gjermani”, është shprehur ajo.