LifeStyle

Vajza trans e Musk merr vendimin e papritur: SHBA-të s’janë më një vend i sigurt

Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, nuk sheh të ardhme në Shtetet e Bashkuara dhe është gati të largohet nga vendi pas fitores së Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në Threads, platforma e Metës, pas rezultatit të votimit që do të sjellë super-aleatin e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Kam menduar për një kohë dhe rezultatet e zgjedhjeve më kanë konfirmuar. Nuk e shoh të ardhmen time në Shtetet e Bashkuara”, tha Vivian e cila është 20 vjeçe dhe ka prishur lidhjet me Elon: “Edhe nëse Trump qëndron në pushtet për vetëm katër vjet, edhe nëse ligjet anti-trans nuk materializohen me magji, njerëzit që votuan për të do të jenë gjithmonë aty.”

Në vitin 2022, Vivian paraqiti një kërkesë në shtetin e Kalifornisë për të ndryshuar mbiemrin e saj, duke deklaruar në gjykatë se ajo nuk dëshiron “të lidhet me babanë biologjik në asnjë mënyrë apo formë”./ ANSA.