Lajme

Kthim i idesë së shkëmbimit të territoreve? Deklarohen nga Vetëvendosje dhe japin zotimin e fuqishëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i pyetur për mundësinë e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA, e ka cilësuar si një ide të “keqe”.

Basha ka thënë se kryeministri Kurti është i betuar për mbrojtje të territorit të vendit.

“Idetë e këqija njerëzve s’mundesh me ua hekë nga koka, por qytetarët e kësaj Republike dhe kryeministri Albin Kurti, është i betuar mbi ligjet dhe Kushtetutën e Republikës me mbrojt territorin e Kosovës. Po besoj që pjesa më e madhe e jona, besojmë që krejt territori i Republikës së Kosovës është i joni”, ka thënë Basha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se ata që duanë të bëjnë pazare mund të bëjnë me pronën e tyre, por jo më të shtetit.

“Këta që kanë mendu me hy në pazare munden me shku me i shti tokat e tyre që i kanë shpronësua, i kanë vjedhë e çka s’kanë bë. Tokën e Republikës së Kosovës s’guxon askush me bë pazar”, ka thënë Basha.

Edhe analistë e profesorë ndërkombëtarë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Trump të kthejë në agjendë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori nga Westminster University në Londër, Aidan Hehir, thotë se me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhe mund të rikthehet edhe ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.