Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në Vërmicë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 26 zyrtarëve policorë për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Sipas njoftimit aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

Po ashtu bëhet e ditur se ata ishin me deyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P. Të gjithë të pandehurit  akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim./teve1.info/