Lajme

Pagoi Nuredin Dumanin t’i vriste gruan, Apeli rikthen në burg avokatin, Alban Bengasi dorëzohet në Policinë e Tiranës

Një ditë pas vendimi të Gjykatës së Apelit të Posaçëm që e riktheu në burg Avokatin Alban Bengasi, ky i fundit është paraqitur këtë të premte në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Pas procedurave të kryera në polici ai do të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë.

Bengasi u lirua në fund të korrikut pasi Shkalla e Parë ia uli dënimin deri në 1 vit e 4 muaj burg.

Për shkak të afateve ai fitoi lirinë. Por pas ankimimit të bërë nga SPAK çështja shkoi në Apel ku kjo e fundit vendosi t’ia rris dënimin Bengasit duke e dënuar përfundimisht me 4.6 vite burg edhe ne aplikim te gjykimit të shkurtuar.

Akuza ndaj tij është dhunë në familje në kuadër të grupit strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani tregoi episodin ku Bengasi kishte ofruar 120 mije euro për vrasjen e gruas së tij.