Bukuroshja Cindy Marina në fillim të këtij viti mori të bukurin propozim për martesë nga partneri i saj Genar Topalli. Lajmin e bukur asokohe vetë modelja e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndau një video nga ai moment.
E tashmë duket se dita e madhe po afron dhe këtë e zbuluam falë një mesazhi falënderues që një nga shoqërueset e nuses ka bërë.
“Do të jesh nusja më e bukur @cindymarinaa! Jam shumë i emocionuar që jam pranë jush gjatë gjithë kësaj periudhe të veçantë në jetën tuaj. Të dua!!”, ka shkuar ajo pranë një fotoje ku shihet ndër të tjera një buqetë me lule.
Nërkohë Cindy teksa e ka ndarë këtë imazh, ka shkruar, “Unë jam shumë mirënjohëse! Jam shumë e emocionuar që të kam pranë për momentin më të rëndësishëm në jetën time”.
Epo mezi po presim ta shohim modelen, e cila më shumë se një herë ka qenë në kopertinën e revistës “Bordo”, se si do shkëlqejë në kurorëzimin e dashurisë së saj disavjeçare me Genar Topalli, djali i Jozefina Topallit.
bal