Kuriozitete

Thonjtë vjollcë me krom janë tendenca më e re e vjeshtës: Provoni këtë trend popullor

Disa modele që do të të pëlqejnë

Për vjeshtën, një ngjyrë e veçantë po shkëlqen më shumë se kurrë.

Kohët e fundit, thonjtë në ngjyrë vjollcë janë kthyer në modë, me Selena Gomez që e ka përdorur këtë ngjyrë të shumëpërdorshme disa herë! Herën e parë me një vjollcë të errët dhe me shkëlqim dhe herën tjetër me një nuancë metalike.

“Sivjet do të shohim manikyrë me tone të ftohta dhe ngjyra më të errëta,” shprehet Deborah Lippmann, eksperte e njohur e manikyrit dhe themeluese e markës së saj të kujdesit për thonjtë, në një intervistë për Bustle.

“E preferuara ime për këtë sezon është vjollca e errët”, shton ajo.

Ja disa sugjerime: