Lajme

Plagoset me armë zjarri një person në Hajvali

Një person është plagosur me armë zjarri të premten në Hajvali.

Ai është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet dhe janë duke e kërkuar të dyshuarin me inicialet L.K..

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për teve1.info

Ndërkaq, rasti është cilësuar  “Vrasje në tentativë”./teve1.info/