Lajme

35-vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Ajeti: Moment historik e ngjarje që ndryshoi botën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka kujtuar rënien e Murit të Berlinit në 35-vjetorin e kësaj ngjarje.

Këtë moment, Ajeti e quan historik për Gjermaninë dhe Evropën.

“9 nëntori 1989 mbetet një simbol i vullnetit të pandalshëm për liri dhe unitet, që tejkalon çdo pengesë të mundshme.  Një ngjarje që ndryshoi botën, një triumf i lirisë që hapi rrugën e ribashkimit të Gjermanisë pas 41 vitesh ndarje”, ka shkruar ambasadori në Facebook.

Tutje, ai shton se ky zhvillim ishte një inspirim edhe për qytetarët e Kosovës, duke dëshmuar se rruga drejt çlirimit dhe lirisë është e pandalshme.