Lajme

Osmani takon kryeministrin belg, flet për rëndësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjen e masave.

Osmani gjatë takimit që ka zhvilluar kryeministrin bel, ka falënderuar Alexander De Croo për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

“Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pata kënaqësinë të takohem edhe me kryeministrin belg Alexander De Croo, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të Belgjikës për Kosovën. Gjithashtu, theksova rëndësinë e përmbylljes me sukses të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjes së masave ndaj Kosovës si një hap i domosdoshëm për të përparuar në rrugën tonë evropiane”, ka shkruar Osmani.