LifeStyle

Zbutësit e rrobave – A janë vërtetë të dëmshëm për shëndetin?

Zbutësit e rrobave filluan të përdoreshin masivisht në mesin e viteve 1900, sepse detergjentët ishin tepër të ashpër me rrobat dhe kjo ishte një mënyrë për t’i zbutur ato.

Ata vijojnë të përdoren gjerësisht në ditët e sotme edhe pse me zhvillimin e teknologjisë nuk janë më të nevojshëm.

Funksioni i tyre

Zbutësit zakonisht vijnë në 2 forma: të lëngshme ose në formë flete që përdoret në tharëset e rrobave.

Ato janë krijuar për të parandaluar elektrizimin, për të ndihmuar me rrudhat, për të shtuar më tepër aromë e për t’i bërë materialet më të buta.

Kjo arrihet duke e veshur pëlhurën me një shtresë të hollë e cila parandalon të gjitha vetitë që përmendëm më sipër.

Pse janë të dëmshëm për rrobat tuaja?

Ju mund të keni vënë re në disa etiketa rrobash, të cilat paralajmërojnë të mos përdorni zbutës.

Për shembull, veshjet sportive janë krijuar për të thithur lagështinë nga lëkura juaj në mënyrë që ajo të mund të avullojë.

Por nëse i lani ato me zbutës, ai do t’i veshë veshjet me shtresën e hollë e cila do të bllokojë aftësinë e tyre për të thithur lagështinë.

Me kalimin e kohës do të jetë edhe më të vështirë që uji dhe detergjenti të depërtojnë në pëlhurë.

Dhe kështu aromat e këqija dhe njollat do të ​​janë edhe më të vështira për tu hequr.

Pra një arsye se përse rrobat tuaja të stërvitjes mund të kenë akoma një aromë të pakëndëshme edhe pas larjes është nga përdorimi i zbutësit.

Ky problem mund të ndodhë edhe me peshqirët, të cilët duhet të thithin shumë lagështi, si dhe me çarçafët apo të brendshmet që supohozet të thithin djersën.

Gjithashtu, zbutësit e lëngshëm mund të njollosin rrobat tuaja. Ato mund të lënë herë pas here njolla dhe me kalimin e kohës grumbullimi në copë i shtresës që ai vesh rrobat, mund të shkaktojë zverdhje në copat e bardha.

Së fundmi, ato mund të lënë mbetje në makinerinë larëse dhe ta dëmtojë atë.

Nga ana tjetër ekziston mundësia që mbetje të zbutësit të përfundojnë sërisht në rroba edhe nëse nuk e përdorni më atë.

Nuk janë të sigurt si për ju edhe për ambientin

Një nga problemet më të mëdha është se përmbajnë një përzierje substancash natyrale ose sintetike që u jep aromën karakterisitke.

Ekziston mundësia që këto përzierje të përmbajnë alergjenë dhe përbërës toksikë, kancerogjenë apo neurotoksikë.

Një përbërës kryesor që shumë prej këtyre produkteve përmbajnë, të cilat largojnë elektrizimin, mund të shkaktojnë acarim të lëkurës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

Transparenca është një çështje më vete me produktet e pastrimit në përgjithësi.

Në disa vende si Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, përbërësit e produkteve të pastrimit nuk duhet të publikohen plotësisht, kështu që se çfarë kanë në përmbajte mbetet një mister.

Gjithashtu janë edhe shumë të dëmshëm për natyrën, pasi nuk biodegradohen lehtë. Ato mund të jenë toksike për organizmat ujorë si peshqit dhe algat.

Disa alternativa që mund të merrni parasysh

Lërini rrobat të thahen në ajër të pastër. Kjo ndihmon në reduktimin e elektrizimit, të kurseni më shumë energji dhe të rrisni jetëgjatësinë e rrobave tuaja.

Një metodë kaq e vjetër por që ofron më pak konsumim, më pak zbehje ngjyrash dhe tkurrje nga nxehtësia.

Një opsion tjetër është shtimi i një çerek ose gjysmë filxhani uthull në ciklin e shpëlarjes si një zbutës natyral. Por më parë sigurohuni që të mos përdorni zbardhues. /AgroWeb



ks