Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është shprehur se shumica dërrmuese e listës së PS-së në Durrës, sot është në pranga.
Ai tha se në pranga nga lista e Durrësit nuk është vetëm Jurgis Cyrbja, por dhe tre deputetë të tjerë, të cilët nuk janë në parlament për arsye penale
“Edi Ramës sot po i çmontohet me kod procedure penale lista e Durrësit, por në fakt ai e paska hartuar jo me kriteret e kodit zgjedhor, por me kriteret e kodit penal”, tha ai i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24.
Bylykbashi më tej tha se sipas tij, dhe buxheti i shtetit kontrollohet nga bandat dhe jo vetëm listat e deputetëve.
“E kuptoni se çfarë do të thotë kur në qytetin e dytë më të madh, me një nga pjesët ekonomike më të mëdha të vendit ndodh kjo gjë, do të thotë që buxheti i shtetit kontrollohet nga këta. Janë ata që e kontrollojnë”, deklaroi ai.
Pjesë nga fjala e tij
Lista e Durrësit nuk ka Cyrbjan vetëm. Janë tre deputetë të listës së PS-së në Durrës të cilët nuk janë në parlament për arsye penale. Edi Ramës sot po i çmontohet me kod procedure penale lista e Durrësit, por në fakt ai e paska hartuar jo me kriteret e kodit zgjedhor, por me kriteret e kodit penal.
Ka marrë dhe ka parë kush janë ata që më garantojnë dhe për fat të keq në dëm të konceptit të asaj që shumë veta e trumbetojnë të listës së hapur, ne kemi më të votuarit te lista e PS këta lloj personazhesh.
Pra, shumica dërrmuese e votës së PS-së në Durrës sot është praktikisht në pranga. Në listën e PS-së në Durrës ka dhe shumë persona të nderuar që nuk i kanë marrë dot këto vota, kjo flet shumë keq për modelin e listës së cilës i ka vënë firmë Edi Rama, të cilës i ka dalë përgjimi tashmë nga SPAK se si grupet kriminale kanë bërë garën ku t’i vendosin. Po kthehuni te dosja 339 është e njëjta gjë dhe në ato përgjime është e njëjta gjë.
E kuptoni se çfarë do të thotë kur në qytetin e dytë më të madh, me një nga pjesët ekonomike më të mëdha të vendit ndodh kjo gjë, do të thotë që buxheti i shtetit kontrollohet nga këta. Janë ata që e kontrollojnë.