Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Itali, plagoset 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar u paraqit ditën e djeshme në spitalin San Giuliano në Giugliano të Italisë me plagë të shumta.

Ai ishte qëlluar me armë zjarri nga dy persona.

Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptarin kanë tentuar ta grabisin dy të rinjë.

43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri në këmbë, bark dhe duar.

Sulmi ndaj shqiptarit ka ndodhur nga dy të rinjë që i janë afruar me skuter.

Kanë qenë dëshmitarët ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe dërguan të plagosurin në spital.