ShowBizzz

Sipas kësaj banore, Rezarti dhe Besforti nuk janë skualifikuar nga BBVK

Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka u përjashtuan të premten nga “Big Brother VIP Kosova 3” për shkelje të rënda të rregullave, përfshirë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe ngacmime me natyrë seksuale.

Ky vendim nga Vëllai i Madh është interpretuar si një masë për të ruajtur etikën dhe standardet e spektaklit.

Megjithatë, disa banorë nuk janë të bindur për përjashtimin e tyre të plotë. Konkurrentja Xheneta Fetahu shfaqi dyshime, duke kujtuar raste të mëparshme kur banorët janë izoluar dhe më pas janë rikthyer. “Mendoj që ata janë në izolim. I kam dëgjuar duke qeshur,” shprehu ajo.

Por Sara Kolami, një tjetër banore, kundërshtoi këtë teori, duke theksuar natyrën e veprimeve të Veleshnjës dhe Dakës. “Përjashtimi është final,” tha ajo, duke nënvizuar seriozitetin e situatës.



lokimagazine