Shëndetësi

Mjekja e njohur tregon 2 produktet qe duhet te tregoni kujdes pasi krijojne gure ne veshka

Prania e gurëve në veshka apo të kristaleve, të cilat mund të agravojnë në stade, është një ndër shkaktarët kryesor të dëmtimit të veshkave të njeriut.

Shpesh pacientët i neglizhojnë disa shenja dhe simptoma, duke bërë që sëmundja të përparojë.

Janë disa faktorë që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka. Ata nisin që nga gjenetika, pra trashëgimia në trungun familjar, e duke vijuar më pas me gjendjen e përgjithshme shëndetësore si dhe faktorët mjedisal.

Ndër to renditet edhe diabeti, obeziteti apo edhe përdorimi pa kriter i vitaminës C. Përpos trajtimit bazë, së fundmi shkenca po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në trajtim.

E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, të autores dhe moderatores Freskida Miloti, mjekja nefrologe Prof. Asc Marsida Duli nga Premium Clinic renditi disa prej shkaktarëve që mund t’ju çojnë në formimin e kristaleve dhe gurëve në veshka.

Si pasojë e pranisë së gurëve në veshka, por dhe jo vetëm, shpesh pacientët përballen me kriza të fuqishme.

Ato bëhen aq të forta sa kalojnë në gradat e të papërballueshmes, duke u krahasuar si më të forta se krizat e lindjes.

E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, mjekja nefrologe Prof. Asc Marsida Duli nga Premium Clinic, shpjegoi mënyrat e menaxhimit të krizave në veshka, që nga trajtimi e deri te banjat me ujë të ngrohtë.

“Predispozocioni për të formuar gurë, është i trashëgueshëm.

Prezenca e shumë patologjive, siç është hyperuricemia, niveli i acidit urik të lartë në gjak, apo sindroma metabolike me hiperkolesterolemi, diabeti, obeziteti, janë faktor risku shumë të rëndësishëm për të formuar gurë në veshka.

Infeksione e herë pas hershme në këtë aspekt janë më shumë të favorizuar për të bërë infeksione dhe gurë, gjinia femërore, pra nëse ne zhvillojmë infeksionet herë pas hershme, të traktit urinar, rrit predispozicionin për të bërë gurë.

Nëse keni sëmundje kistike, osteoporoza, problemet me kockat apo edhe sëmundjet e traktit gastrointestinal të zorrës, siç është malabsorbimi, pra keqthithja”, – shpjegoi mjekja nefrologe.

Faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka janë edhe përdorimi i disa preparateve me të cilat mund të ketë abuzim në përdorimin e tyre, si vitamina C apo disa antibiotik apo antiviral që përdoren në kohë të gjatë.

“Kripa është armiku i formimit të gurëve në veshka, duhet ulur sasia e përdorimit të saj.

Duhet të ulim sasinë e Vitaminës C, ku një ndër shkaqet kryesore të formimit të gurëve në veshka është është edhe abuzimi me përdorimin e vitaminës C.

Rritet predispozicioni për formimin e gurëve të acidit urik. Përmendim disa vitamina antiacide, të cilat përdoren për stomakun, kur kanë dhimbje stomaku ose aciditet të shtuar, gastrite.

Disa nga këto preparate që përdoren për kohë të gjatë ndikon në formimin e gurëve.

Ndikojnë po ashtu disa antibiotik, disa antivirale, që përdoren në kohë të gjatë”, – tha mjekja Marsida Duli.

Disa kontrolle rutinë si Check-up apo ekot mund të zbulojnë praninë e kristaleve apo gurëve në stade më të hershme kur trajtimi mund të jetë më i efektshëm.

Mjekët nefrolog sygjeroi në kontrolle të herë pas hershme pas çdo shqetësimi, të cilat lidhen me krizat në veshka, urinimin me prani të gjakut apo shqetësime të tjera të pazakonta.