Jennifer Lopez është kthyer në Los Angeles dhe të shtunën mbrëma mori pjesë në premierën e “Wicked” në pavijonin Dorothy Chandler, ku dukej spektakolare me një fustan elegant ngjyrë kafe nga stilisti Zuhair Murad.
Jennifer Lopez është në mes të një procesi divorci me Ben Affleck dhe gjatë udhëtimit të saj në Londër këtë javë për të promovuar filmin e saj ‘Unstoppable’, ajo u fotografua duke lënë një makinë të zezë dorë për dore me rojen e saj bionde.
Aludimet për një çift të ri nuk vonuan për mundësinë e një mashkulli të ri në jetën e saj, pasi dukej verbuese dhe të jep përshtypjen se të qenit sërish e dashuruar i shkon shumë.
Për premierën e Wicked, JLo mbajti flokët lart, me balluke të ndara në dysh që i vareshin poshtë fytyrës, në një stil që stilisti i saj Andreë Fitzsimons shpjegoi në Instagram se ishte frymëzuar nga diva franceze Brigitte Bardot. Pavarësisht nëse është një tapet i kuq apo një shëtitje nëpër rrugët e Londrës, fuqia e pamohueshme e Jennifer Lopez, së bashku me ekipin e saj të besueshëm të sigurisë, e mban atë në qendër të vëmendjes.
Truproja me të cilën JLo u pa krah për krah javën e kaluar në Londër, kishte veshur një xhaketë gri mbi një këmishë të zezë me kopsa dhe pantallona, me një karficë që shkruante “PG” në xhaketë. Burri misterioz nuk është i panjohur për jetën e Jennifer-it. Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, ai ka qenë pjesë e ekipit të saj të sigurisë për rreth një vit, duke e shoqëruar gjatë projekteve të lidhura me Amazon.
“Ai është një shtesë e re në ekipin e saj të sigurisë, por ai nuk është i vetmi. Ajo ka disa roje sigurie rreth saj sa herë që del jashtë, ata thjesht janë të vështirë për t’u parë”, ndau burimi.
bal