Lajme

Suspendohet për gjashtë muaj trajneri kosovar që i ra shuplakë vajzës së tij garuese

Gjesti i Valmir Fetiut u kritikua ashpër nga të gjitha anët.

Trajneri i xhudos i ra shuplakë vajzës së tij të mitur pasi ajo u mposht nga një garuese serbe në Evropianin për fëmijë, që u mbajt gjatë fundjavës që shkoi në Tiranë.

Dhe, për veprimin e tij ndaj 8 vjeçares, trajneri nga Suhareka është suspenduar sot nga Federata Evropiane e këtij sporti luftarak.

Në fakt, Veliu u suspendua për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare dhe lajmin e vendimit të marrë nga Bordi Mbikëqyrës i Garës e bëri të ditur sot Federata Evropiane.

Fetiu u gjet fajtor për shkak se u konstatua se ai ishte “fizikisht agresiv” ndaj garueses së tij pas përfudimit të garës.

Trajneri kosovar u pa duke i rënë shuplakë vajzës së tij dhe duke e kapur atë derisa po i hiqte pajisjet sportive./Express