Rita Ora i ka bërë një nderim emocional mikut të saj Liam Payne në skenën e gjatë ceremonisë të MTV Awards, duke thënë se ai kishte zemrën më të madhe. Ylli më origjinë shqiptare, e cila ka bërë duet me Payne në këngën “For You” në vitin 2018, u emocionua teksa foli për yllin e “One Direction” në fund të eventit.
Liam Payne humbi jetën pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë, më 16 tetor. Duke folur në skenë në MTV Europe Aëards në Mançester, Ora e përshkroi Payne si një nga njerëzit më të sjellshëm që ajo ka njohur ndonjëherë.
“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej. Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë në të cilën hyri dhe la një shenjë të tillë në botë”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që eventi MTV zhvillohet në Britaninë e Madhe që nga viti 2017.
bal