Lajme

“I gjeta letrat!”/ Motra e mitur iu ab*zua sek*ualisht nga miku i familjes, flet 18-vjeçarja: Ajo ka frikë! Autori është fajtor ndryshe nuk do të arratisej! Nëse do të ishte burrë…

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24 të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ditën e sotme u trajtua çështja e një të miture të abuzuar seksualisht nga shoku i babait për disa vite, ngjarje kjo e ndodhur në Korçë.

Në një rrëfim ekskluziv, motra e të miturës u shpreh se në disa letra që ka gjetur mes autorit dhe motrës së saj, ai i thoshte se pasi të mbushte 18- vjeç, do ta merrte të miturën të jetonte me të.

Vajza shprehet se motra ka shumë frikë, ndërsa ajoi dhe familja e saj kanë shumë besim se drejtësia do të vihet në vend.

Sipas saj, arratisja e autorit, indikon se është fajtor, ndryshe sipas saj ai do të kishte qendruar dhe do të “ishte përballur si burrë” me të gjithë këtë histori.

“Po lexoja letrat dhe nuk dija çfarë të bëja më. Të them të drejtën ishin goxha por në ato që shkruante ishin që pasi të mbushte 18-vjeç ai do ta merrte dhe do të jetonin bashkë. Mendoja se thjeshtë u mbyll sepse shihja se nuk po takoheshin dhe flisnin. Një ditë më tha babi që nga fshati kishte marrë vesh diçka dhe unë ia shpjegova.

Ishte shoku i babit tim, kur vinte këtu dhe merrte qumështin, u arratis dhe e tregon shumë haptazi q e ka kryer këtë vepër dhe është larguar. Nëse nuk do ta kishte bërë do të kishte ndenjur dhe do të ishte përballur si burrë. Motra nuk më ka treguar asgjë sepse ai i thoshte mos i trego askujt.

Policia e dimë që do ta kapë dhe drejtësia do të vihet ën vend por motra ime ka shumë frikë dhe shikon gjithë kohës në të katërta anët. Familja ime nuk ka frikë dhe ne nuk shitemi për para. Personi në fjalë është i martuar dhe ka edhe fëmijë”, tha ajo.