Lajme

“Vuan nga zemra dhe diabeti”/ Skandali s**sual, Safet Gjici kërkon lirimin nga qelia, Gjykata vendos të…

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia, sipas tij, për shkak të gjendjes shëndetësore. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Përfaqësuesi ligjor i Safet Gjicit ka deklaruar se ish-zyrtari i PS-së i ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por sipas tij, gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.

Ndërkohë Gjykata e Elbasanit vendosi thirrjen e ekspertëve mjeko-ligjorë që do të verifikojnë gjendjen shëndetësore të pretenduar të Safet Gjicit, i cili kërkoi që pjesën tjetër të dënimit ta vuajë në shtëpi. Seanca e radhës ku ekspertët mjekoligjorë do të paraqiten në gjykatë për të marrë udhëzimet është data 14 nëntor 11:45. Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi Apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin verilindor. Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti.

Por Gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën, por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4.6 vjet burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.