Lajme

The*en me thikë katër persona në Ferizaj, dy nga ta dërgohen në QKUK

Katër persona janë therë me thikë në tri rrugë të ndryshme në Ferizaj nga një person i moshës madhore.

Sipas PK-së në mesin e të lënduarave janë dy vajza në 18-vjeç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për teve1.info se dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me datën 11.11.2024 rreth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore,në rrugët, “Enver Topalli”, Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore( therë me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.