Lajme

KFOR-i deklarohet pas takimeve me Sveçlën dhe Hoxhën

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot në Prishtinë drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe më pas ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

KFOR-i rreth këtyre takimeve u deklarua përmes një komunikate për media.

Sipas kësaj komunikate, këto takime ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Barduani me homologët e tij përkatës në Kosovë dhe në mbarë rajonin.

Barduani përsëriti përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për koordinim të vazhdueshëm dhe konsultime të rregullta me organizatat e sigurisë në Kosovë, pasi kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal.