Lajme

Aliu thotë se therja e katër qytetarëve është tronditëse

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur nga sulmi me thikë i katër personave, prej tyre dy të mitur në këtë qytet. Ndërsa, drejtori Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, thekson se fëmija 10-vjeçare është në gjendje të rëndë.

Kryetari Aliu ka dhënë disa detaje rreth këtij incidenti në Ferizaj.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal”, ka shkruar Aliu në Facebook.