LifeStyle

Takimet e para të dashurisë: Pyetja që përcakton vijueshmërinë e një marrëdhënie!

“Date-et” e para të dashurisë, mund të jenë thjeshtë takime në një mbrëmjë çfarëdo por mund të jenë edhe ato që mund të shënojnë takimet e një jete….

Sipas studjuesve, ekziston një pyetje e cila ka aftësinë e veçantë për të përcaktuar përputhshmërinë në dashuri. E cila shkon përtej fuqisë së tërheqjes fizike që ndodh rëndomë të jetë në plan të parë në takimet e para.

“Pse ti je beqar/e?” ose për t’a shtruar këtë pyetje në mënyrë më delikate dhe të kujdeshme “Pse një njeri kaq special si ty, është akoma beqar/e?”

Sipas ekspertëve të marrëdhënieve në çift, kjo është një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar karakterin e tjetrit dhe në mënyrën sesi ai/ajo mund të menaxhojë të kaluarën e vet dhe për rrjedhojë dhe kapacitetet e tij për t’u rritur dhe zhvilluar së bashku.

Nga përgjigja e marrë në këmbim, është e mundur të kuptojmë pjekurinë emocionale të personit që kemi përballë.

Sepse në këtë mënyrë mund të kuptojmë sesa përgjegjësi ai/ajo mban për dështimet në dashuri në të shkuarën dhe sesa mësime mund të ketë marrë dhe të qenit koshient për gabimet vetjake.

Është gjithmonë një sinjal i mirë kur njerëzit pranojnë të marrin përgjegjësitë mbi supe dhe të harrojnë egoizmin e panevojshëm. Nëse dikush e nis diskutimin me ankesa për ish-in në lidhje me dështimet e të shkuarës, të luash rolin e viktimës dhe adresimin e përgjegjësive tek tjetri, është padiskutim e gabuar!

Marrëdhënie që kanë shumë mundësi të mos funksionojnë dhe të mos jenë të shëndetshme në të ardhmen tyre të largët.