ShowBizzz

Adelina Ismaili zbulon publikisht dëshirën më të madhe

Adelina Ismaili, një prej emrave më të njohur dhe të dashur për publikun, është rikthyer në ekran, por jo në rolin që e shohim gjithmonë si këngëtare. Këtë herë, ajo është pjesë e jurisë së spektaklit “Albania’s Got Talent”, i cili ka nisur transmetimin mbrëmjen e djeshme.

Edhe pse Adelina është gjithmonë gati të shpërthejë me performanca magjepsëse, këtë herë ajo shijoi talentet e reja nga një këndvështrim tjetër. Kur grupi i vajzave “Kill The Beat” shpalosi performancën e tij, Adelina, e prekur, shprehu emocionet e saj dhe një dëshirë të thellë:

“Kam një djalë 7 vjeç, por po ju shikoja dhe mendova se sa shumë do dëshiroja të kisha një vajzë. Jeni të mrekullueshme, të gjitha kaq të talentuara!” – tha ajo, duke i komplimentuar vajzat dhe duke theksuar dëshirën për të pasur një vajzë.

Për këtë dëshirë, Adelina e përsëriti edhe më vonë gjatë spektaklit, kur bisedoi me Maren, një gjimnaste e jashtëzakonshme që i mahniti të gjithë jurinë.

“Përse nuk bëhesh vajza ime?”

Dhe, me një përgjigje të shpejtë, Maren ia ktheu:

“Mund të vij dhe të rri disa ditë tek shtëpia jote, por vajza jote, nuk mund të bëhem.”

Përgjigjja e Maren i bëri përshtypje Adelina, e cila e lavdëroi edhe një herë tjetër talentin e vajzave.