Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, do të bëhet baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zgjodhën një mënyrë unike për të ndarë lajmin emocionues.
Në stadiumin “Air Albania” mbrëmë, ata organizuan një ceremoni të veçantë për të zbuluar gjininë e fëmijës, përmes një “gender reveal”. Në një moment të veçantë dhe intim, u zbulua se futbollisti nga Berati dhe partnerja e tij po presin një djalë.
Videoja e këtij momenti të bukur është bërë shpejt virale në rrjetet sociale, ku vihet re se në ceremoni kanë marrë pjesë vetëm personat më të afërt të çiftit.
lokimagazine