Lajme

​Kurti: Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në APF

Kosova do të aplikojë sërish për marrjen e statusit vend-anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, tha kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se një gjë e tillë do të ndodh në samitin e Asamblesë së Frankofonisë në vitin 2026.

Kreu qeveritar, në seancën solemne të hapjes së sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE), pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po mbahet për herë të parë në Kosovë, tha se bota frankofone është e pranishme në vend./kp