33
Ish-Miss Rusia, Sofija Nikitchuk, u ndalua në aeroportin e Vnukovo-s, në doganë, nën dyshimin se kishte kontrabanduar sende luksi Cartier dhe Patek Philippe.
Bukuroshja 31-vjeçare po fluturonte për në Moskë nga Nice nëpërmjet Stambollit, sepse aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Evropa Perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Gjatë kontrollit, ata vunë re bizhuteritë që ajo mbante.
Bukuroshja 31-vjeçare po fluturonte për në Moskë nga Nice nëpërmjet Stambollit, sepse aktualisht nuk ka fluturime direkte nga Evropa Perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Gjatë kontrollit, ata vunë re bizhuteritë që ajo mbante.Nikitchuk i tregoi doganierit orën e saj Patek Philippe dhe dy unaza e një gjerdan Cartier. Ajo shpjegoi se bizhuteritë nuk i denoncoi, sepse ishin sende të saj personale.
Autenticiteti i bizhuterive është konfirmuar me ekspertizë dhe është konstatuar se artikujt janë prej aliazh ari 750.
Gjërat që ajo nuk ka deklaruar vlerësohen në 12 milionë rubla, apo me vlerë 115 mijë euro.
Nikitchuk është dërguar në burg për një kohë të pacaktuar.
Ndaj saj do të fillojë procedimi penal për evazion doganor dhe kontrabandë. Ish-missi rrezikon deri në 5 vjet burgim.
ks