Xuxi, një prej banorëve më të spikatur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, vazhdon të tërheqë vëmendjen me rrëfimet e tij të sinqerta për familjen dhe përkushtimin ndaj gruas dhe fëmijëve.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai shpesh ka ndarë momente personale që tregojnë lidhjen e ngushtë me njerëzit e tij më të dashur.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto ku Xuxi shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, e cila është me e mbuluar me shami, një detaj që ka tërhequr vëmendje duke reflektuar përkushtimin e tyre fetar.
Gjithashtu, Xuxi ka treguar disa herë se është praktikues i fesë, duke e përmendur këtë shpesh në biseda me banorët e tjerë.
Përkrahja që ka treguar për familjen e tij, si dhe lidhja e tij me besimin, ka bërë që ai të marrë komente pozitive dhe mbështetje nga publiku.
lokimagazine