ShowBizzz

Rrëfim i rrallë i Albërije Hadërgjonaj për ish-bashkëshortin: “Nuk doja ta shihja me sy”!

Albërije Hadërgjonaj beri nje rrefim te rralle mbi marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në një moshë shumë të re. E ftuar në emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, Hadërgjonaj u pyet për martesën në atë moshë, për të cilën e shpreh:

Rrëfim i rrallë i Albërije Hadërgjonaj për

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.” Në intervistë, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk ka patur komunikim për vite të tëra:

“Nuk doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e vetë dhe jam e lumtur për të.”

E pyetur gjithashtu për arsyen pse nuk është martuar sërish pas divorcit të parë, Albërija rrëfeu:

“E bën një herë një gabim, jo dy. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund të ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Duke u ndalur dhe eksperiencën e saj me mëmësinë, Albërija pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa ç’duhej. Sot, ajo thotë se vajzat e saj janë të realizuara dhe është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja.

“Jeta vazhdon,” ka përfunduar ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”



bal