Mëngjesi i sotëm e gjeti Gresën të përlotur, duke reflektuar mbi lodhjen emocionale që po përjeton në Big Brother VIP Kosova 3.
Gjatë kafes së mëngjesit, ajo pranoi se është e lodhur dhe se po mendon seriozisht për largimin nga loja. Vendimi i saj është ende i paqartë dhe mbetet të shihet nëse do të tërhiqet nga gara apo jo.
Në të njëjtën linjë, edhe Xuxi shprehu dëshirën për t’u larguar, duke pohuar se ka bërë gati valixhen për çdo rast.
Pritet të shihet nëse dy banorët do t’i qëndrojnë fjalës apo do të ndryshojnë mendim ditët e ardhshme.
lokimagazine