Lajme

Theret me thikë një 24 vjeçar në Gjilan, dërgohet në QKUK

Një 24 vjeçar është therur më thikë sot në orët e mbrëmjes në rrugën “Isa Boletini”, pranë stacionit të autobusëve në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani,i cili ka thënë se viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra.

Hashani tha se i dyshuari është në kërkim.

“Sipas hetimeve të para mësohet se viktima është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar ai.