Lajme

Therja me thikë në Gjilan, Policia jep detaje

Një incident ka ndodhur në qytetin e Gjilanit konkretisht në rrugën “Isa Boletini”, ku dyshohet se një person është therur me thikë.

Personi i lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se një 24 vjeçar është therur me thikë dhe se po trajtohet në QKUK, ndërkaq Policia po bën të pamundurën për kapjen e autorit.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit ka ndodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçare i cili me urgjencë është dërguar në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë’’, ka thënë Hashani.

Po ashtu Hashani ka thënë se I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor.



ks